ISLAMABAD

Nga një sulm vetvrasës 14 persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën gjatë një tubimi parazgjedhor të një grupi laik në veriperëndim të Pakistanit. Burimet vendore thonë se militantët islamikë po kërcënojnë të gjitha grupimet politike që po zhvillojnë takime në prag të zgjedhjeve të përgjithshme pakistaneze të 18 shkurtit.