BEOGRAD

Beogradi do përpiqet të ruajë kontrollin në pjesët e populluara me shumicë serbe edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga institucionet vendore.
"Gjithcka duhet bërë që serbët të mbeten në tokën e tyre dhe të jetojnë në siguri si qytetarë të Serbisë pas shpalljes së njëanshme të pavarësise", thuhet në deklaratën e Sllobodan Samarxhicit, ministër për Kosovën në qeverinë serbe. Dekalarata e Samarxhicit erdhi pas takimit me udhëheqësit e serbëve të Kosovës.
Kisha Ortodokse Serbe ka tërhequr vërejtjen se "dhënja e pavarësisë së Kosovës do ta kthente atë në një plagë afatgjatë jo vetëm për Ballkanin, por për gjithë Evropën".