KIRKWOOD

Gjashtë vetë janë vrarë nga të shtënat në mbledhjen e Këshillit lokal në qytetin Kirkwood në St. Louis të Shteteve të Bashkuara. Policia tha se personi i armatosur kishte hyrë në bashkinë e qytetit dhe kishte hapur zjarr, duke vrarë dy oficerë policie dhe tre të tjerë, para se të qëllohej për vdekje nga policia. Njoftohet se prefekti i qytetit është plagosur. Raportohet se i armatosuri njihej si njeri, i cili më parë i kishte penguar takimet e Këshillit komunal.