UASHINGTON

Mitt Romney u tërhoq nga gara e republikanëve për Shtëpinë e Bardhë. Zoti Romney tha së tërheqja vjen si ndihmë për partinë që t'i fitojë zgjedhjet e nëntorit kundër demokratëve. "Unë kam hyrë në këtë garë se e dua Amerikën. Meqë e dua vendin, në këtë kohë lufte e ndjej që duhet të tërhiqem për hir të partisë dhe vendit", tha Romney.