VJENË

Kancelari austriak, Alfred Gusenbauer, ka deklaruar se Bashkimi Evropian do ta njohë pavarësinë e Kosovës të bazuar në planin e Ahtisaarit, përfshirë dhe garancat për mbrojtjen e pakicës serbe në Kosovë. "Çdo deklaratë, e cila vjen nga Kosova, do të shqyrtohet detajisht në Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare, në mënyrë që, pos tjerash, të verifikohet se a është marrë parasysh mbrojtja e pakicave", ka thënë Gusenbauer.