BEOGRAD

Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Sllobodan Samarxhiq tha se kjo qerveri ka informata se udhëheqja e Kosovës do ta shpallë pavarësinë më 17 të këtij muaji. "Qeveria e Serbisë ka marrë informata se qeveria e Kosovës "në mënyrë ilegale do ta shpallë pavarësinë e njëanshme të Kosovës, të dielën më 17 shkurt", tha në një kumtesë, zoti Samarxhiq, duke mos e dhënë burimin e informacionit. Kjo kumtesë u dha pas takimit të ministrit Samarxhiq, me zyrtarin e Bashkimit Evropian, Stefan Lehne, i cili ishte në Beograd për ti qartësuar planet e BE-së për dërgimin e misionit të policisë dhe të administratës në Kosovë. Zoti Samarxhiq tha se Serbia nuk do të nënshkruajë kurrfarë dokumenti me BE-në, duke shpjeguar se kjo do të paraqiste "nënshkrimin e pavarësisë së Kosovës".