SHKUP

Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, nëpërmjet një letre, ka kërkuar nga të 26 vendet anëtare të NATO-s, që t'i japin "mbështetje të plotë antarësimit të Maqedonisë në NATO", në samitin e prillit në Bukuresht, ka njoftuar presidenca në Shkup, meqë sipas tij, Maqedonia mund të ketë ndikime nga procesi i statusit të Kosovës, që ka hyrë në fazën finale.
"Si fqinje e Serbisë dhe e Kosovës, Maqedonia do të jetë ndër të parët që do të ndjejë ndikime si pozitive ashtu edhe negative të rrezikut që mund të shkaktohet nga definimi i statusit të ardhshëm të Kosovës", thuhet në këtë njoftim.