BAGDAD

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe të Irakut thonë se tre irakianë janë vrarë dhe së paku një fëmijë është plagosur pasi ushtarët amerikan kishin shkatërruar një shtëpi në veri të Bagdadit. Policia irakiane, farefisi dhe fqinjët kanë thënë se një çift dhe i biri i tij 19 vjeçar ishin qëlluar për vdekje në shtretërit e tyre mbrëmë vonë. Por, ushtria e Shteteve të Bashkuara thotë se ushtarët u ishin nënshtruar të shtënave me armë zjarri dhe kishin vrarë dy anëtarë të dyshuar të një grupi terrorist. Ushtria poashtu ka thënë se dy personat e armatosur janë vrarë në vetëmbrojtje dhe se nuk dihet se kush ka qëlluar ndaj gruas dhe fëmijës. Policia tha se dy vajza të reja poashtu ishin plagosur në këtë sulm, ndërsa sot njëra prej tyre ka vdekur në spital.