BEOGRAD

Marrëveshja politike, të cilën Bashkimi Evropian ia ka ofruar Serbisë për nënshkrim, u është dorëzuar sot zyrtarëve në Beograd, ka njoftuar ndihmës ministreja e Jashtme, Milica Deleviç Gjillas. "Marrëveshja do t'i dërgohet qeverisë dhe pres të nënshkruhet në 7 shkurt në Bruksel", tha Deleviç. Ajo tha se marrëveshja politike "paraqet operacionalizim të konkluzave të miratuara në 28 janar, në mbledhjen e ministrave të Bashkimit Evropian". Sipas Deleviç, këtu përfshihen Marrëveshja për Stabilizim Asociimin, hapja e dialogut për liberalizimin e vizave dhe çështje tjera.