ANKARA

Kryeministri i Turqisë Recep Taip Erdogan ka akuzuar kundërshtarët se po përpiqen të "përqajnë shoqërinë". Grupet që mbrojnë laicitetin e shtetit turk kanë kundërshtuar planet qeveritare që kanë të bëjnë me lejimin e mbajtjes së shamisë në universitete.
Agjencia e lajmeve Anatolia ka cituar kryeministrin Erdogan duke pyetur kritikët nëse ata mendojnë se "vetëm vlerat universitare dhe liritë janë të vlefshme?" Më shumë se 100 mijë turqë janë tubuar kundër planit të qeverisë për të lejuar mbajtjen e shamive në universitete.