MOSKË

Në Rusi zyrtarisht filloi fushata për zgjedhjet presidenciale të 2 marsit. Në garë marrin pjesë katër kandidatë, por në hulumtimet e opinionit udhëheq bindshëm Dmitry Medvedev, që ka mbështetjen e presidentit aktual, Vlladimir Putin. Kritikët thonë se Medvedev, zëvendësi i parë i kryeministrit, e gëzon vemendjen e mediave, që vlerësohet si jokorrekte.
Të tjerët thonë se popullariteti i tij është krijuar nga zhvillimi ekonomik gjatë tetë viteve të fundit nën presidentin Putin, që ka krijuar kushte më të mira të jetës për shumë rusë.