UASHINGTON

Zyrtarë amerikanë dhe rusë sot pritet të nënshkruajnë marrëveshjen për eksportin e uraniumit të Rusisë në Shtetet e Bashkuara për ta furnizuar industrinë bërthamore amerikane.
Departmenti amerikan i Tregtisë tha se marrëveshja do t'u ndihmojë Shteteve të Bashkuara për furnizim të sigurtë të karburantit bërthamor, pjesërisht nga importi i uraniumit nga Rusia.