UASHINGTON

Presidenti amerikan, George Bush tha se nuk do t'i tërheqë shumë shpejtë forcat e Shteteve të Bashkuara nga Iraku për shkak se një lëvizje e tillë mund t'i dëmtojë përmirësimet në fushë të sigurisë në këtë vend. Presidenti Bush tha se çfarëdo vendimi për reduktimin e trupave do të bazohet në rekomandimet e komandantëve ushtarakë në Irak dhe kushtet atje. Gjatë fjalimit të tij, mbrëmë në Las Vegas, ai mëtutje tha se Iraku është "një fushë e rëndësishme" në luftën kundër terrorizmit dhe se Shtetet e Bashkuara duhet të arrijnë sukses atje.