UASHINGTON

Afganistani rrezikon të shndërrohet në një shtet të dështuar, nëse nuk ndërmerren hapa urgjente për të luftuar kryengritësit dhe kultivimin e opiumit.
Ky është përfundimi i raporteve të hartuara nga dy grupe ekspertësh amerikanë.
Nga ana tjetër organizata humanitare britanike Oxfam ka tërhequr vërejtjen se Afganistani përballet me një katastrofë të mundshme humanitare.