BRUKSEL

Kryeministri Sali Berisha tha sot në Bruksel se Shqipëria "nuk do t'i kursejë përpjekjet për ta merituar" ftesën në samitin e Prillit në Bukuresht për anëtarësim në NATO. Ai këto komente i bëri pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të aleancës, Jaap de Hoop Scheffer. Zoti Scheffer tha se vendimi ende nuk është marrë dhe ftoi Shqipërinë për të bërë "progres në reformat në sistemin e drejtësisë, në politikë dhe në kulturën politike".