MOSKË

Kandidati pro rus për president të Serbisë, Tomisllav Nikoliq arriti në Moskë, për tu takuar me zyrtarë të Kremlinit, vetëm disa ditë pasi në Moskë qëndroi edhe rivali i tij, presidenti aktual, Boris Tadiq. Zoti Nikoliq u tha mediave ruse se "nuk po kërkon mbështetje, por dëshron që Rusia të mos e përkrah asnjërin kandidat". Ai e përgëzoi Rusinë për mbështetjen që po i jep Serbisë lidhur me statusin e Kosovës.