ATHINË

Ministri i jashtëm i Qipros, Erato Kazakou Marcoulis tha se "Republika e Qipros nuk do ta njohë deklaratën e njëanshme të pavarësisë nga ana e Kosovës". Mëtutje, ai i tha agjecisë DPA se "Shkëputja e Kosovës nga Serbia do të krijonte një precedent të rrezikshëm". Por, turqit në pjesën veriore të Qipros, thonë se statusi i Kosovës nuk ka kurrfarë lidhshmërie me çështjen e Qipros. "Kosova dhe Qiproja janë dy çështje krejtësisht të ndryshme", tha zëdhënësi qeveritar i turqëve qipriotë, Hasan Erakica.