Ministri i jashtëm, Lulzim Basha, ka tërhequr vërejtjen se shtyrjet në zgjidhjen e statusit të Kosovës mund të shkaktojnë trazira në Ballkan dhe t'i forcojnë ata që nuk dëshirojnë të integrohen në Perëndim. Sipas tij, pavarësia e Kosovës dhe integrimi i vendeve të Ballkanit në NATO dhe në Bashkimin Evropian paraqesin shpresën më të mirë që rajoni të delë nga varfëria dhe trazirat. Basha tha se Shqipëria do t'i plotësoj kërkesat e NATO-s me kohë kur aleanca në samitin e saj në muajin prill në Bukuresht do të diskutoj për zgjerim. Ai tha se Shqipëria ka marrë sinjale pozitive nga vendet anëtare të NATO-s. "Deri tash, të gjitha sinjalet që i kemi marrë në kontaktet e përditshme me aleatët janë pozitive", tha ministri Lulzim Basha.
Ai këto komente i bëri në Uashington, ku pritet që për reformat politike dhe ushtarake ta njoftoj sekretaren amerikane të shtetit, Kondolioza Rajs.
Ai këto komente i bëri në Uashington, ku pritet që për reformat politike dhe ushtarake ta njoftoj sekretaren amerikane të shtetit, Kondolioza Rajs.