BERLIN

Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian po përgatiten për njohjen e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe Gjermania do të ndjekë këtë pozicion, tha ministri i Jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier në një intervistë dhënë sot për radion publike.
"Natyrisht ne po përgatitemi për situatën, ne e dimë si duhet reaguar në këtë rast", tha Steinmeier per radion Deutschlandfunk.
Ai shtoi se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës është e mundshme.