SOFJE

Bullgaria nuk do ta pranojë menjëherë shpalljen e pavarësisë së Kosovës, tha presidenti Georgi Parvanov. "Bullgaria nuk do të jetë në mesin e vendeve që do ta njohin menjëherë pavarësinë e Kosovës", tha Parvanov në një konferencë për shtyp një vit pas mandatit të dytë presidencial. "Ne dëshirojmë që Bashkimi Evropian të miratojë një qëndrim të përbashkët në Ballkan. Kemi nevojë për një zgjidhje që garanton stabilitet për tërë rajonin, përfshirë edhe marrdhëniet e mira mes fqinjëve", tha Parvanov.