MOORE:"RUSIA NUK HEQË DORË NGA BALLKANI"

Patrick MOORE, analist i radios Evropa e Lirë

RADIO EVROPA E LIRË
Rusia ka nënshkruar dy marrëveshje për gazësjellësit me Bullgarinë dhe Serbinë. Duket se këto marrëveshje janë pjesë e një strategjie më të gjërë të Kremlinit që duke shfrytëzuar energjinë të bëjë depërtim strategjik në Evropë...?

PATRICK MOORE
Kjo ka të bëjë vetëm me dimensionin ballkanik. Ata kanë edhe një gazësjellës tjetër nga veriu që çon deri në Gjermani dhe që është më i madhi. Ata kanë gazësjellës edhe në Itali dhe janë duke bërë marrëveshje edhe me Hungarinë. Rusia sot është në kërkim të influencës nëse jo të kontrrollit jashtë kufinjëve të saj. Si gjithmonë Evropa është çmimi më i lartë, ndërsa çelësi është Gjermania. Në të gjitha vendet evropiane Rusia ka miqë të gatshëm për ta ndihmuar, qoftë për motive politike, të parasë ose për të dyjat.

RADIO EVROPA E LIRË
Disa thonë se Kosova këtu ka një rol. Sipas tyre Rusia me gjasë është duke e kushtëzuar mbështetjen diplomatike për Beogradin rreth Kosovës në këmbim të garancave për përforcimin e interesave të Gazpromit dhe pranisë së tregun energjetik të Serbisë...?

PATRICK MOORE
Kjo thuhet nga mediat e Beogradit tash sa kohë. Për më shumë ministri i Ekonomisë Mladen Dinkiq paradokohe deklaroi se vendimi i Koshtunicës për t'ia ofruar kompanitë vendore Gazpromit rus pa tender është i motivuar politikisht dhe i dëmshëm pëe Serbinë. Një nga shkaqet që Rusia po i'a delë në disa çështje qëndron në faktin që ka miqë të gatshëm për ta ndihmuar. Dikush këto ditë tha se Moska dëshiron fitoren e Tadiçit, sepse dëshiron një Serbi të parashikueshme dhe të futur brenda institucioneve ndërkombëtare. Rrjedhimisht, Rusia nuk e do një Serbi të izoluar madje edhe nëse do të ishte pro ruse.

RADIO EVROPA E LIRË
Disa vite më parë supozohej se pas zgjërimit të NATO-s me Rumaninë dhe Bullgarinë, Ballkani ishte larg ndikimit rus. Disa analistë thonë se zhvillimet e fundit sinjalizojn kthimin e Rusisë si faktor në Ballkan. A pajtoheni me këto vlerësime?

PATRICK MOORE
Për të gjithë ata që janë marrë me çështjet ndërkombëtare në vitet 1960/70 është e çuditshme që pjesa më e madhe e ish – Jugosllavisë është bërë zonë e jostabilitetit, ndërkohë që Bullgaria dhe Rumania janë bërë anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian. Por, nganjëherë e vërteta është më e çuditshme se fiksioni. Sa i përket Rusisë duhet përkujtuar deklarimet e ish ministrit të Jashtëm Andrej Kozirev, që konsiderohej pro perendimor që kishte thënë se Rusia kurrë nuk do të heqë dorë nga ambiciet e veta prej fuqie të madhe në Ballkan, madje edhe me kushtin e ndonjë disfate diku tjetër. Shi për këtë ndërlikimi i Rusisë në çështjet e Ballkanit sot nuk është befasi, veçanërisht në kohën e regjimit agresiv të Putinit. Duhet thënë se situata në gjithë Ballkanin është shumë fluide dhe Moska dëshiron të eksploatoj çdo mundësi. Kjo ka të bëjë me shtetin rus drejtpërdrejt ose tërthorazi me Gazpromin shtetëror.

Intervistoi: Melazim KOCI