DAVOS

Ministri i Jashtëm i Iranit, Manoucher Mottaki, tha se dëshiron që Kombet e Bashkuara t'i përmirësojnë "gabimet e mëhershme" dhe të pushojnë së ndërhyri në çështjet bërthamore të Iranit. Këtë deklaratë ai e bëri në Davos të Zvicrës, ku po mbahet Forumi Ekonomik vjetor. Këto komente u bënë në kohën kur gjashtë fuqitë botërore i kanë afruar qëndrimet për të miratuar një rund të ri sanksionesh në Kombet e Bashkuara kundër Iranit.