Duke përdorur gaz lotsjellës dhe të shtëna në ajër forcat e sigurisë i kanë shpërndarë protestuesit në një demonstratë kundër qeveritare në krahinën ruse të Ingushetisë, të banuar kryesisht me myslimanë.
AFP raportoi se qindra policë dhe forca paramilitare shpërndanë turrmën e të paktën 500 demonstrantëve, që protestuan kundër korrupcionit dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut në sheshin qendror të qytetit Nazran. Nuk ka raporte për viktima.