DAVOS

Ministri i Jashtëm i Iranit Manoucher Mottaki tha se dëshiron që Kombet e Bashkuara t'i ndreqin "gabimet e mëhershme" dhe të pushojnë së ndërhyri në çështjet bërthamore të vendit.
Komentet e tij anash Forumit Ekonomik në Davos u bënë në kohën kur gjashtë fuqitë botërore i kanë përafruar qëndrimet për të miratuar një raund të ri sanksionesh në Kombet e Bashkuara kundër Iranit.