NJU DELHI

Presidenti francez Nicholas Sarkozy e filloi vizitën në Indi duke mbështetur marrëveshjen bërthamore të këtij vendi dhe Shteteve të Bashkuara. Sarkozy përkrahu edhe mbështetjen e Britanisë që India të bëhet anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Gjatë vizitës së presidentit francez, pritet nënshkrimi i marrëveshjes prej 1.5 miliardë eurosh për modernizimin e 52 aeroplanëve ushtarakë të Indisë.