BRUKSEL

Bashkimi Evropian është duke shqyrtuar mundësinë e nënshkrimit të përkohshëm të paktit tregtar dhe të bashkëpunimit me Serbinë para raundit të dytë zgjedhor me 3 shkurt që është mbështetje për liderin pro perendimor Boris Tadiç, thonë diplomatët.
"Idea është që Komisionit Evropian t'i jepet drita e gjelbër nga ministrat e Jashtëm të hënën e ardhshme për nënshkrimin e marrëveshjes së përkohshme që Serbisë t'i dërgohet një sinjal pozitiv", tha një diplomat evropian në kushte anonimiteti.