PRISHTINË

Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi ka filluar sot vizitën e tij treditëshe në Kosovë. Me këtë rast, presidenti Topi tha se po realizonte këtë vizitë në prag të vendimit historik të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Presidenti Topi, me të mbërritur në Prishtinë ka vënë lule mbi varrin e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Më pas ai i ka filluar takimet me zyrtarët më të lartë vendor e ndërkombëtar dhe i është adresuar Kuvendit të Kosovës me një fjalim.