BAGDAD

Nga një sulm vetëvrasës me bombë është vrarë shefi i policisë në Mosul të Irakut. Sulmuesi vetëvrasës e kishte aktivizuar eksplozivin derisa shefi i policisë po vizitonte vendin ku dje ishin vrarë 34 vetë dhe plagosur afro 170 të tjerë. Gjatë shpërthimit të sotëm u vra edhe një polic irakian, ndërsa u plagos një ushtar amerikan.