Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai ka tërhequr vërejtjen për "përhapje të shpejtë të terrorizmit" dhe dhunës në rajonin kufitar ndërmjet Afganistanit dhe Pakistanit. Kjo, sipas tij, është shenjë e keqe për botën. Duke folur në forumin ekonomik në Davos, Karzai kërkoi që qeveritë në rajon të mos e shfrytëzojnë politikën ekstremiste për t'i arritur interesat e tyre. Ai u angazhua për ndërmarrjen e hapave domethënës për shkatërrimin e rrjeteve militante dhe të financave të tyre.