MOSKË

Ambasadori i Rusisë në NATO Dimitrij Rogozin i ka bërë thirrje Serbisë që të kundërshtojë vendet perendimore të cilat janë të gatshme të njohin pavarësinë e Kosovës, duke thënë se kjo do të hapte kutinë e Pandorës.
"Mbroni kushtetutën tuaj me mjetet që keni në dispozicion", e porositi Serbinë ambasadori i ri i Rusisë në NATO. Rogozin gjithashtu tha se Moska nuk do të dërgojë trupa paqëruajtëse në Kosovë.