Ambasadori amerikan në Bagdad tha se Irani është për t'u fajësuar për vonesën e mbajtjes së bisedimeve me Shtetet e Bashkuara për sigurinë në Irak. Ryan Crocker gjithashtu e ka relativizuar ndikimin e vizitës së mundshme të presidentit iranian Mahmod Ahmadinejad në Bagdad. Ministria e Jashtme e Irakut tha se Ahmadinejad ka pranuar ftesën që të vizitojë Irakun. Nuk është qartë se kur mund të realizohet kjo vizitë.