PRISHTINË

Shefi i zyrës së Bullgarisë në Prishtinë Nikolaj Kolev ka thënë se Bullgaria përkrah planin e të dërguarit ndërkombëtar Marti Ahtisari, i cili parasheh pavarësi të mbikqyrur për Kosovën. Pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqin, Kolev tha se Bullgaria përkrah shpalljen e njëanshme të pavarësisë në koordimin me bashkësinë ndërkombëtare dhe BE-në.