PRISHTINË

Në Kosovë në fillim të shkurtit do të arrijnë 560 ushtarë paqeruajtës italianë, ka thënë zëdhënësi i KFOR-it, Bertran Bono. Këta ushtarë do të qëndrojnë në Kosovë prej 4 shkurt e deri më 4 mars dhe do të vendosen në pjesën qendrore dhe veriore të Kosovës, tha ky zëdhënës. Ndërkaq, komandanti i KFOR-it, Gsavije de Marnak gjatë një vizite në Zveçan, tha se nuk pret që në Kosovë të ketë probleme dhe se KFOR-i është aty për ta ruajtur sigurinë për të gjithë banorët.