STRAZBURG

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja duhet ta nxisin nismën diplomatike për zbatimin e planit të Martti Ahtisaarit, nëse në Këshillin Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk gjendet zgjidhja për statusin e Kosovës, deklaroi presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi. Mëtutuje, në fjalimin e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ai vlerësoi se vetëm Kosova e pavarur dhe demokratike, në kufijtë e tashëm, paraqet vendim të drejtë dhe të qëndrueshëm, që garanton stabilitet të rajonit. Duke u shprehur për bashkëpunimin rajonal, presidenti Topi tha se shqiptarët në rajon i kontribuojnë integrimeve evropiane të vendeve të Evropës Juglindore. Sipas tij, "Kosova është vendimi i vetëm dhe i fundit i shpërbërjes së shtetit artificial të Jugosllavisë". Presidenti Topi nesër arrinë për vizitë në Kosovë.