BERLIN

Ministrat e disa vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Gjermania do të takohen sot në Berlin për të diskutuar valën e tretë të sanksioneve të Kombeve të Bashkaura kundër Iranit. Shetet e Bashkuara, Franca, Britania dhe Gjermania kanë kërkuar sanksione të reja për shkak të refuzimit të Iranin që të pezullojë pasurimin e uraniumit. Ministri i Jashtëm Gjerman Frank Walter Steinmeier tha se rezultatet e takimit do t'i tregojnë Iranit për shqetësimet ndërkombëtare për programin bërthamor.