ATHINË

Serbia dëshiron rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit për përcaktimin e statusit të çfarëdo misioni evropian në Kosovë, tha ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiq.
"Serbia mirëpret angazhimin e thellë të Bashkimit Evropian në Serbi, por ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm se si do ta përcaktojmë kuadrin ligjor", tha Jeremiq gjatë vizitës së tij në Athinë.
"Rezoluta 1244 është mjet shumë i rëndësishëm, që përcakton praninë e tanishme ndërkombëtare në Kosovë". Nëse në do të ndryshojmë mandatin, përbërjen, shtrirjen ndërkombëtare në Kosovë, atëherë kjo duhet të bëhet përmes një vendimi të ri në Këshillin e Sigurimit", tha Jeremiq.