“Financial Times”, “Los Angeles Times”, “Guardian”
Udhëheqësi nacionalist me orientim pro-rus, Tomislav Nikoliq, ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Serbi, me 39.4 për qind të votave, katër pikë më shumë se kundër-kandidati i tij, presidenti aktual Boris Tadiq, me orientim pro-evropian. Kështu shkruan në numrin e sotëm e përditshmja “Financial Times”, duke nënvizuar se beteja në rrethin e dytë që do të mbahet më 3 shkurt, do të jetë e ngjeshur midis dy kandidatëve më seriozë. Edhe pse posti i presidentit në Serbi është kryesisht ceremonial, zgjedhjet shihen si një test mbi gatishmërinë e këtij vendi për të vënë integrimin evropian përpara sovranitetit mbi Kosovën, shkruan gazeta. Bashkimi Evropian është i shqetësuar nga fakti se gjysma e votuesve serbë ndjejnë skepticizëm mbi integrimin në familjen evropiane, posaçërisht për faktin se shumica e vendeve anëtare të kësaj familjeje, mbështesin pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, gazeta shkruan se dalja në votime shënon përqindjen më të lartë që prej revolucionit të tetorit të vitit 2000, që përfundoi me shkarkimin e pushtetit të Slobodan Milosheviqit. Votuesit e ndryshëm të zotit Tadiq konsiderohen si apatik në krahasim me votuesit e disiplinuar të zotit Nikoliq, megjithëse edhe pse shumica e votuesve, mund të mos jenë simpatizantë të partisë së zotit Tadiq, ata thonë se janë të vetëdijshëm mbi rrezikun që paraqet fitorja e Nikoliqit, shkruan “Financial Times”.
E përditshmja tjetër “Los Angeles Times” shkruan se dalja e lartë dhe e befasishme në votime - mbi 60 për qind - pasqyron rëndësinë kritike me të cilën serbët e shohin këtë garë. Analistët, shkruan gazeta, kanë parashikuar një dalje edhe më të madhe në raundin e dytë, meqë votuesit kanë ndjenja të fuqishme mbi politikat shumë të ndryshme mes vete që përfaqësojnë të dy kandidatët presidencialë. Zoran Luçiq ga Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci ka thënë se votimet në raundin e dytë do të jenë më shumë se vetë zgjedhjet, do të jetë një referendum i vërtetë, shkruan gazeta. Zgjedhjet e fundit presidenciale në Serbi janë mbajtur më 2004 në një format pothuajse identik. Atëbotë, Nikoliq pat fituar në raundin e parë kundër Tadiqit, por ky i fundit e pat mposhtur atë në raundin e dytë, shkruan “Los Angeles Times”.
E përditshmja “Guardian” shkruan se me fitoren e nacionalistit ekstremist, rriten gjasët për një izolim ndërkombëtar të Serbisë dhe për një konflikt në Ballkan rreth pritjeve për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Gazeta shkruan se raundi i dytë do të jetë vendimtar dhe do të përcaktojë rrugëtimin e ardhshëm të Serbisë; drejt lindjes në përqafimin e Rusisë apo drejt perëndimit dhe integrimit evropian. Fitorja e Nikoliqit do të shihej si një katastrofë në Ballkanin Perëndimor dhe do të shënonte një hap të madh prapa për politikën evropiane në Ballkan, shkruan në fund “Guardian”.