ISLAMABAD

Autoritetet në Pakistan thanë se kanë marrë në pyetje 2 të dyshuar në lidhje me vrasjen e ish kryeministres së Pakistanit Benazir Bhutto muajin e kaluar. Dy të dyshuarit, njëri prej tyre është 15 vjeçar, janë arrestuar në qytetin Dela Ismail Khan. Raportet thonë se njëri nga të dyshuarit ka pranuar përfshirjen e tij në vrasjen e Bhuttos. Ministria e Brendshme ka njoftuar vetëm për arrestimin e tyre.