BAGDAD

Qindra mijëra pelegrinë Shiitë janë kthyer në shtëpitë e tyre nga qyteti i shenjtë i Qerbelasë në Irak, në përfundim të festës së Ashureve. Pavarësisht incidenteve të izoluara, nuk është raportuar për dhunë në përfundim të festivalit 10 ditësh. Qetësia relative është përshëndetur nga kryeministri Nuri Al-Maliki, si shenjë e rritjes së stabilitetit.