TBILISI

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov deklaroi se Rusia po sheh mundësinë e heqjes së sanksioneve ndaj Gjeorgjisë, të cilat u vendosën pas grindjeve diplomatike me 2006. Agjencia Interfax njoftoi se Lavrov i ka bërë këto komente pas takimit me patriarkun ortodoks të Gjeorgjisë Iliya i dytë. Lavrov qëndroi në Gjeorgji për të përcjellur inaugurimin e mandatit të dytë presidencial të Mihail Sakashvillit.