Lajmet ISLAMABAD 19 janar 2008 Forcat e Pakistanit thanë se kanë kapur 40 militantë në rajonin e Waziristanit jugor në kufirin me Afganistanin. Zëdhënësi i ushtrisë tha se në luftimet e ditëve të fundit, rreth 90 militantë janë vrarë në dy përplasje të ndara në të njëjtin rajon.