PAFOS/QIPRO

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje Qipros dhe Greqinë që të rishqyrtojnë kundërshtimin e tyre ndaj pavarësisë së Kosovës.
"Gjithmonë ekziston shpresa se gjërat do të ndyshojnë", tha ministri i Jashtëm slloven Dimitrij Rupel, vendit kryesues të BE-së.
"Ju duhet të kuptoni se shumica e vendeve të BE-së do të dëshironin që Qipro dhe Greqia por edhe disa vende të tjera të pranojnë pozicionin i cili do të na mundësonte të ecim përpara" tha Rupel pas takimit joformal të shefave të diplomacive të 10 vendeve të Mesdheut.