UASHINGTON

Nënsekretari amerikan i shtetit Nikolas Burns do të largohet nga kjo detyrë, njoftohet nga Uashingtoni. Pritet që sot pasdite sekretarja amerikane e shtetit Condoleesa Rice të bëjë publik emrin e nënsekretarit të ri, ndërkohë bëhet e ditur se këtë detyrë mund ta marrë ambasadori amerikan në Rusi William Burns. Nikolas Burns ishte nënsekretar i shtetit nga 17 marsi i vitit 2005, ndërsa si diplomat profesional ka shërbyer në Izrael, Egjipt, Greqi dhe vende të tjera. Ai ishte edhe ambasador i Shteteve të Bashkuara në NATO.