UASHINGTON

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gates ka hedhur poshtë raportet për mospajtime ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve në NATO lidhur me Afganistanin. Duke folur në Pentagon para gazetarëve, zoti Gates e lavdëroi "guximin dhe sakrificën" e forcave të NATO-s, që po luftojnë kundër talibanëve. E përditshmja Los Angjeles Tajms këtë javë botoi një intervistë me zotin Gates, në të cilën ai e kishte shtruar pyetjen nëse forcat e NATO-s ishin të stërvitura për t'i luftuar kryengritësit.