VJENË

Zgjedhjet presidenciale në Serbi do të përcaktojnë nëse Beogradi do t'i ndërprejë raportet ose do të bashkëpunojë me Bashkimin Evropian, tha ministrja e jashtme e Austrisë Ursula Plashnik. "Serbia është në udhëkryq", tha Plashnik, nëpërmjet një njoftimi, pas takimit me kolegun e saj gjerman Frank Walter Steinmeier. "Në zgjedhjet e së dieles populli i Serbisë ka për të zgjedhur: të vazhdoj rrugën e integrimit evropian apo të shkëputet nga pjesa tjetër e Evropës", tha Ursula Plashnik.