MOSKË

Dy zyrat rajonale të Këshillit Britnaik sot mbetën të mbyllura pas shkallëzimit të mosmarrëveshjeve me autoritetet e Rusisë. Këshilli, i cili bën promovimin e kulturës britanike në botë, e mbylli dje zyrën në Shën Petersburg pasi personeli i zyrës ishte marrë në pyetje nga shërbimi rus i sigurmit, FSB. Moska thotë se zyrat operojnë ilegalisht, por Londra i ka akuzuar autoritetet ruse se kanë "ngacmuar" personelin e Këshillit Britanik.