MITROVICË

Kandidati i radikalëve për president të Serbisë, Tomisllav Nikoliq ka mbajtur sot një tubim parazgjedhor në pjesën veriore të Mitrovicës. Nikoliq u ka adresuar serbëve lokal mesazhe se Serbia nuk do ta jep Kosovën që të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Tubimi ka përfunduar qetë dhe pa incidente.