SOFJE

Nga nesër presidenti rus Vladimir Putin do zhvillojë një vizitë dy ditore në Bullgari.
Pritet marrëveshja dypalëshe për ndërtimin e një centrali bërthamor me vlerë prej 4 miliard eurosh.
Njëherësh Rusia, Bullgaria dhe Greqia pritet të nënshkruajnë marrëveshjen trepalëshe për transportuesin e gazit Burgas - Aleksandropulos.
Vizita është pritur me kritika nga e djathta bullgare që i ka tërhequr vërejtjen Sofjes mos të kthehet "në kal Troje të oligarkëve të Putinit brenda Bashkimit Evropian".
Kosova pritet të jetë temë bisedimesh. Ministri i jashtëm bullgar ka thënë së fundi se sa i përket Kosovës Bullgaria është "më afër qëndrimit të Shteteve të Bashkuara se sa Rusisë".