Lideri i Partisë Radikale Serbe, Tomislav Nikoliq, mban sot në Mitrovicë tubimin parazgjedhor, në kuadër të zgjedhjeve presidenciale në Serbi.
"Kosova do të jetë serbe, derisa Serbia të mos pajtohet dhe ta pranojë pavarësinë e Kosovës", ka deklaruar Nikoliq para arritjes në Mitrovicë.
Në një prononcim për REL, Nikoliq ka thënë se do të ketë probleme me njohjen e pavarësisë së Kosovës për të shtuar se Serbia nuk dëshiron që në cfarëdo kushtesh të bëhet pjesë e BE-së.
Nikoliq ka vënë në pah se Serbia nuk do të jetë e izoluar, sepse do të ketë marrëdhënie të mira me Rusinë, Kinën, Indinë, Bjellorusinë, Ukrainën dhe vende të tjera nga Azia dhe Amerika Latine.