RIAD

Presidenti amerikan, George Bush gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite tha se shpreson që prodhuesit e naftës të rishohin sasinë e prodhimit, pasi cmimi aktual i naftës në tregjet botërore po dëmton ekonominë amerikane.
Bush do ta diskutojë këtë problem dhe në takimin me mbretin e Arabisë Saudite, një ndër vendet kryesore prodhuese dhe eksportuese të naftës në botë.
"Do të bisedojë sërish me shkëlqësinë e tij rreth asaj se cmimet e naftës janë shumë të larta cfarë e vështirëson gjendjen e ekonomive tona. Shpresoj që OPEC-u të rishohë nivelet e prodhimit të naftës pasi nëse ekonomia më e madhe vuan kjo do të thotë më pak naftë e gaz i shitur", tha Bush.
Derisa presidenti Bush arriti në Riad Kongresi amerikan miratoi planet për shitjen e armëve të teknologjisë së lartë Arabisë Saudite.